Meghan Markle feston ditëlindjen e 41-të

Dukesha e Sussex, Meghan Markle feston ditëlindjen e saj të 41-të.

Ekspertja mbretërore Kinsey Schofield ka zbuluar se ditëlindja e saj do të jetë mjaft private. Ndërsa sa i përket një dhurate për të nga Princi Harry ajo thotë se me shumë gjasa dhurata do të jetë një bizhuteri e re.

Dikur aktore tani Meghan është e martuar me Princin Harry, nipin e Mbretëreshës Elizabeth. Ajo ka lindur në Los Anxhelos në vitin 1981, disa ditë pas dasmës përrallore të babait të Harry me Diana.

Në vitin 2011, Meghan Markle u martua me producentin e filmit Trevor Engelson, por ata u divorcuan dy vjet më vonë. 41-vjeçarja u shfaq në një sërë shfaqjesh dhe filmash televizivë, si “Horrible Bosses” , por famën më të madhe e arriti për rolin e saj si Rachel Zane në serialin “Suits”.

Meghan dhe Harry u takuan në Londër, por ranë në dashuri në Botsvana. Ata u martuan në Maj 2018 në një ceremoni luksoze në kështjellën Windsor që në atë kohë u pa si një shenjë e një monarkie më moderne.

Megjithatë, menjëherë pas martesës së tyre të profilit të lartë, marrëdhënia e çiftit mbretëror me shtypin britanik u përkeqësua.

Që nga përfundimi i detyrave të tyre mbretërore, çifti kanë vazhduar punën bamirëse, duke nisur fondacionin e tyre të ri bamirës “Archewell”.

Klan News