Meghan Markle feston 43 vjetorin e ditëlindjes, ja si e donte dukesha tortën

Meghan Markle feston ditëlindjen e saj të 43-të sot më 4 gusht 2024.

Në një video të publikuar, Dukesha e Sussex zbuloi një rutinë unike të mëngjesit në ditëlindjen e saj.

Videoja e shpërndarë në X shfaqte Meghan Markle duke biseduar me një kuzhinier rreth preferencës së saj për mëngjesin e ditëlindjes.

Ajo tregoi se për mëngjesin e ditëlindjes preferon patate të skuqura me një qiri sipër.

“Duke qenë se nuk kam ëmbëlsirë, kam gjithmonë patate të skuqura për mëngjes me një qiri të vogël”, thotë Meghan në video.

Videoklipi tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët u befasuan nga zgjedhja e saj e mëngjesit jo tradicional.

Meghan Markle, e njohur për dashurinë e saj për ushqimet e shijshme, ka përmendur më parë se patatet e skuqura janë një nga “veset” e saj dhe gjithashtu ka një debulesë për verën.

“Patatet e skuqura dhe vera janë veset e mia, gjithmonë shpresoj që të drekoj me njerëz, që të hamë patate të skuqura,” pranoi ajo në një intervistë me Delish.

Ndërsa festimet e ditëlindjes së Meghan Markle për këtë vit mbeten private, pritet që ajo të kalojë ditën me bashkëshortin e saj, Princin Harry, dhe fëmijët e tyre.

living.al