Meghan Markle dëshiron ta bëjë lindjen në shtëpi, mjekët analizojnë rreziqet

Dukesha Meghan Markle është në pritje të fëmijës së parë dhe gjithë vëmendja është tek ajo. Bashkëshorti i saj Princ Harry dhe e gjithë familja mbretërore është duke pritur me padurim ardhjen në jetë të fëmijës, pavarësisht se zyrtarisht nuk është zbuluar një datë. Sipas burimeve pranë pallatit, Meghan dëshiron të lindë në shtëpi. Nuk është ende e sigurt nëse do të aplikohet vërtetë kjo metodë, por mjekët kanë nisur të flasin për rreziqet që ka një procedurë e tillë në ambientet e shtëpisë duke përmendur rrezikun e infeksioneve, shkruan Who. Derisa të vijë momenti ka edhe disa muaj kohë, kështu që mbetet për t’u parë zgjedhja që do të bëjë nusja e re e familjes.