Meghan, kockë e lëkurë në daljen e fundit me Harry-n: Dukesha, humbje drastike në peshë!
Princi Harry dhe e shoqja, Meghan Markle u fotografuan nga paparacët teksa iu drejtuan një restoranti japonez për sushi – vetëm një javë pasi ai u kthye me nxitim në Kaliforni nga kurorëzimi i mbretit Charles për të marrë pjesë në ditëlindjen e katërt të të birit, Archie. Duka dhe Dukesha e Sussex u panë duke buzëqeshur nga veshi në vesh ndërsa dilnin nga restoranti me yje Michelin Sushi Bar Montecito në Santa Barbara.
41 vjeçarja mbante veshur një fustan të shkurtër ngjyrë kafe me mëngë të gjata, me një palë shapka të sheshta të së njëjtës ngjyrë dhe flokët e kapur bisht. Nëna e dy fëmijëve e kompletoi look-un e saj me një çantë të bardhë tip “bucket” dhe një palë vathë ngjyrë ari.
Ajo që ra në sy megjithatë, përpos look-ut të saj, ishte fakti që dukej tmerrësisht e dobesuar, e dukej sikur kishte rene edhe më shumë në peshë sesa përpara dy shtatzanive.
Harry, 38 vjeç, mbante veshje casual, me xhinse të bardha, bluzë të zezë dhe këpucë kamoshë ngjyrë rëre. Pasi hëngrën në restorantin e njohur, të dy ata u larguan me një makinë tip SUV, që po e priste çiftin jashtë Montecito Inn në Coast Village Road. Meghan mungoi në festimet mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar fundjavën e kaluar, dhe qëndroi në SHBA për të festuar ditëlindjen të djalit të saj Archie në shtëpinë e tyre në Montecito.
Bordo