Meghan Fox i surprizon të gjithë me ndryshimim drastik në pamje
Megan Fox tani është bionde.
Aktorja e “Transformers” tregoi në Instagram Stories ndryshimin drastik. Ajo jo vetëm ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, por edhe modelin duke i prerë në modelin “bob”.
36-vjeçarja ndau dy selfie duke treguar flokët e saj ombre deri tek supet. Fox gjithashtu ka prerë balluke, të cilat ia mbuluan ballin deri mbi sytë e saj.
Ky është një ndryshim drastik nga flokët e saj të errët me të cilët jemi mësuar ta shohim, por ndryshimi mund të jetë për filmin e ri fantastiko-shkencor që ajo po xhiron aktualisht me titull, “Subservience”, së bashku me yllin e “365 Days”, Michele Morrone.
Bionde, brune, zeshkane, kuqalashe, me flokë, pa flokë, Meghan Fox është një nga femrat më të bukura në botë(pikë).