Meghan dhe Harry shfaqen në kopertinën e ‘Time 100’, por njerëzit fiksohen me foton. Çfarë s’shkon?

Kopertina e re e Princit Harry dhe Meghan Markle në Time 100 u komentua shumë nga përdoruesit e internetit, të cilët besojnë se fotografia ishte shumë e edituar.

Revista publikoi të mërkurën fotografinë e kopertinës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex, në të cilën ata shfaqen me lëkurë të lëmuar jashtëzakonisht të ndritshme, sy të çuditshëm të ndritshëm dhe te Harry u vunë re flokë të dyshimtë më të plotë.

Qytetarët u mblodhën në Twitter për të ndarë mendimet e tyre mbi fotoshopin e pretenduar.

“Kopertina duket aq false … oh prisni sepse qenka e tillë,” -ishte vetëm një nga qindra komentet.

Disa menduan se revista fotoshopoi flokët e Harry-t. Dikush tjetër theksoi se Harry dhe Markle dukeshin si mbretërorë të në një filmi të animuar të Disney-t. Të tjerët, ndërkohë u morën me mënyrën se si ishte pozicionuar Meghan para Harry-t për fotografinë.

“Kush e miratoi këtë foto?! A qëndron ai në këmbë? Është ulur? A po e mban ajo mbi supe që të mos bjerë? Pse do t’i bënit këta njerëz kaq të bukur të dukeshin kështu? “ pyeti një përdorues i Twitter.

“Duket sikur ai po struket pas saj,” tha dikush tjetër.

Megjithatë, pati edhe nga ata që thjesht vlerësuan kopertinën e çiftit.

Meghan dhe Harry u bënë pjesë e listës Time 100 për punën bamirëse me Fondacionin e tyre Archewell.