“Mega Shorteu TIBO”, abonentët fitojnë bileta të Serie-A, udhëtime dhe një makinë
Platforma TIBO po i shpërblen abonentët e saj duke i përfshirë në një shorte promocional.
Shorteu, i nisur që më 7 nëntor, parashikon si çmime shpërblyese plot pajisje “smart”, abonime 5-vjeçare, bileta për të ndjekur në stadium ndeshje të “Serie-A”, paketa pushimesh turistike si dhe çmimin e madh: një makinë.
Në total janë 40 çmime teksa shorteu pritet të zgjasë deri më 24 dhjetor.
Platforma e parë shqiptare e shërbimit të televizionit përmes internetit po përfshin në shorte cilindo që abonohet, apo riabonohet në shërbimet e saj.
Pjesë e lojës do të jenë gjithashtu abonentët që blejnë TIBO online nga të gjitha shtetet ku ndodhen në botë.
Shpallja e fituesve do të finalizohet me një event madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë gjatë koncertit të fund-vitit “TIBO 360°”që do të mbahet më 26 dhjetor.Ky event do të ketë aktivitete dhe argëtime gjatë gjithë ditës dhe koncertin festiv në mbrëmje me emrat më të dashur për publikun shqiptar.
“Mega Shorteu” promocional TIBO zhvillohet me miratim të Ministrisë së Financave ndërsa hedhja e shortit më 26 dhjetor do të kryhet në praninë e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.