Mediat spanjolle: Pique e tradhtoi Shakirën me mamanë e shokut të tij të skuadrës tek Barcelona
Gerard Pique është rikthyer sërish në kryefjalë të lajmeve rozë, edhe pse këtë herë për shkak të një lidhjeje të supozuar.
Kjo lidhje mund të shkaktojë prishjen e marrëdhënies së tij me Shakirën, ndërkohë që është aluduar se Pique tashmë jeton në një apartament i vetëm pa bashkëshorten e tij.
Kjo është e gjitha që shkruan El Periodico, gazeta spanjolle që tani ofron detaje të mëtejshme se me kë Pique dyshohet se ka tradhtuar këngëtaren me famë botërore.
Lorena Vazquez dhe Laura Fa, dy gazetare në El Periodico, kanë pohuar se Pique takohej me një vajzë të re bjonde rreth të 20-tave, e cila është studente dhe mikpritëse eventesh në Barcelonë. Megjithatë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur ende.
Raporti pretendon se Pique është parë disa herë me këtë grua dhe se Shakira ka marrë vesh gjithçka.
Të tjera media spanjolle shkruajnë se Pique e ka tradhtuar këngëtaren me mamanë e bashkëlojtarit të tij Gavit, dhe është në lidhje me këtë të fundit prej 12 vitesh.
Shkruhet po ashtu se 17-vjeçari Gavi nuk ka qenë në dijeni të kësaj tradhtie e nëse kjo do të konfirmohej, tek Barcelona do të plaste një skandal i madh.