“Mediat sociale dëmtojnë shëndetin mendor”, Angela Martini shpjegon me një pozë arsyen
Angela Martini publikoi një foto siç vetëm prej saj jemi mësuar të shohim. Provokuese dhe elegante në të njëjtën kohë, teksa pozon para një pasqyre, e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe çizme të gjata, Angela ja doli të marrë sërish vëmendjen e publikut. Këtë herë në foto ajo zgjodhi të shkruajë: “Mediat sociale të dëmtojnë shëndetin mendor”, shkruan Who. Të ketë lidhje kjo shprehje me imazhin perfekt që ajo ka transmetuar në foto apo të jetë vetëm një provokim, këtë nuk dimë ta themi, por komentet dhe pëlqimet për të kanë qenë të shumta.