Mediat italiane japin lajmin, ja shqiptari që do të zëvendësojë ish-burrin e Belen Rodriguez

Mediat virtuale dhe blogjet më të ndjekura në Itali kanë paralajmëruar këto ditë rikthimin e balerinit shqiptar Klajdi Selimi, si një nga balerinët e këtij edicioni të programit “AMICI” të Maria De Filippit. Dihet që ky është program televiziv, ku Klajdi mbetet balerini më i televotuar i të gjitha kohërave duke rrëmbyer dhe një medalje në edicionin e tij, por le të shohim seç thuhet për shqiptarin në shkrimin e publikuar nga blogu shumë i ndjekur “Il Vicolo delle news”. Kështu duke iu referuar artikullit të këtij blogu, Klajdi Selimi ish- balerin i shkollës së Amicit mund të jetë ai që do të zëvendësojë Stefano de Martinon (ish- burrin e Belen Rodrigues). Blogu italian shkruan se sinjalizimet kanë ardhur nisur nga fakti që ish-balerini legjendar i programmit “AMICI” ishte parë javën e tretë të dhjetorit pranë studiove të programit “Amici” në Romë, duke ilustruar dhe disa materiale video dhe foto, që balerini kishtë postuar në rrjetet sociale nga kjo vizitë e tij. Faqja tregon që bëhej fjalë për Klajdi Selimin. Në atë edicion të Amici” ai mori edhe një medalje me vete në shtëpi, për të vazhduar me pjesëmarrjen në spektakin e së dielës te Maurizio Costanco “Buona domenica”. Fill pas këtyre eksperiencave, ai më pas investoi në disa projekte artistike, shkolla danci e biznese në Tiranë. Ndërkaq kjo vizitë e Klajdit në studiot e “Amicit” në fund të 2017-ës përkoi me largimin nga ai program të një tjetër balerini e moderatori për një detyrë të re në një program tjetër tek Mediaset. Sipas blogut thuhet me siguri që do të ishte Klajdi Selimi ai që do të merrte vendin e balerinit Stefano de Martino. Gazetarët italianë bëjnë dhe një analizë që përqendrohet tek stilet e dancit të të dy balerinëve e deri tek komunikimi në mënyre perfekte i italishtes nga Klajdi, duke mos lënë pa përmendur edhe eksperiencat e tij si prezantues në Itali e Shqipëri.