Mediat e huaja thumbojnë sërish Loredanën: Është një fantazmë

Skandali i mashtrimit që përfshiu Loredanën dhe familjes e saj, e ka kthyer këngëtaren shqiptare në një shenjestër. Mediat e huaja kanë filluar të ‘gërrmojnë’ në jetën e saj, duke publikuar gjëra që më parë nuk i dinte askush. Së fundmi, një prej tyre ka bërë një sondazh duke pyetur njerëzit në rrugë me një pyetje të thjeshtë: “A e njihni Loredanën?”. Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet, megjithatë shumica nuk e njihte fare atë, pavarësisht se ajo ka lindur dhe është rritur në Emmenbrücke. Kjo nuk mbyllet me kaq, pasi “Nau.ch” ka vazhduar ta thumbojë atë duke vendosur titullin e artikullit “Reperja Loredana është një fantazmë në Emmenbrücke”. Pavarësisht se këngët e saj janë shumë të suksesshme në ‘Youtube’, duket se reperja nuk ka shumë fansa në vendin ku ajo banon./revistawho.com