Mediat e huaja shkruajnë për Luana Vjollcën, krahasohet me këngëtaren serbe
Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është një nga personazhet shqiptarë që po korr mjaft sukses.
Këngët që ka publikuar së fundmi, janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe mesa duket ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Një media boshnjake “Express”, i ka dedikuar Luanës një shkrim dhe e krahason atë me emrat e njohur në të gjithë botën.
Që në titull, kjo media shkruan se moderatorja seksi është Jelena Karleusa shqiptare dhe në brendësi të tij ndajnë disa detaje lidhur me jetën e saj.
Gjithashtu “Express” shkruan se Luana është e fiksuar pas grimit dhe fotove seksi duke e krahasuar atë me Kim Kardashian dhe Pamela Anderson.