Mediat e huaja prestigjioze i bëjnë jehonë këngës së Drake: Feston Pavarësinë e Shqipërisë

E pranojmë se videoklipi i këngës “Polar Opposites” së Drake ishte surpriza më e bukur që morëm për festat e Nëntorit. Një videoklip i dedikuar i gjithi Shqipërisë me reperin që ka përdorur shqiponjën që në hyrje të videoklipit. Më pas ai shfaqet me disa shqiptarë duke luajtur poker dhe bilardo në një anije në mes të Adriatikut.

Gjatë gjithë kohës, Drake dhe protagonistët shihen të veshur me një xhaketë të kuqe me shqiponjën në shpinë, teksa klipi mbyllet me shqiponjën dy krenare duke fluturuar mbi det.

Dhe ky klip ka bërë jehonë jo vetëm në vendin tone, por edhe në mediat e huaja. Prestigjiozja “Rolling Stones” i ka dedikuar një artikull me titullin “Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në videon ‘Polar Opposites’”. Më pas në brendësi shkruan:

“Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dje, por Drake nuk mendon se është vonë për t’u bashkuar me festimet. Të mërkurën, reperi kanadez ndau videoklipin “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij më të fundit, ‘For All the Dogs’, ku shfaqet me një grup burrash shqiptarë që rrinë në dhomat e lojërave të rezidencës së tij. Në klip, Drake dhe miqtë e tij që luajnë lojëra shfaqen të veshur me xhaketa të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar dhe etnik të Shqipërisë – shqiponjën – të shfaqur në shpinë.

Mes klipeve të lojërave të pokerit dhe bilardos, Drake këndon për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë që mund të përdorte për të krijuar kontakt. “Fëmija bipolare, duket sikur thjesht nuk u diagnostikua / Më bllokoi nga gjithçka, është kaq e papjekur, kaq e paarsyeshme/ as nuk e di pse.” Ai kalon në dy ekstreme të kundërta, nga entuziazmi te mosinteresimi, ndërsa përpiqet të kalojë momentet e marrëdhënies që i ka shkaktuar këtë gjendje.

Videoja “Polar Opposites” pason publikimin e ‘Scary Hours 3’, albumi me gjashtë këngë të reja pas 23 këngëve të “For All The Dogs”.”

Për këngën e artistit ka shkruar edhe TMZ, e cila ka vendosur portretin e Drake dhe flamurin shqiptar në foton kryesore. Sipas TMZ, ai i është referuar situatës në veri të Kosovës, duke përdorur metaforën e tensionit atje, për të përshkruar tensionin mes tij dhe të dashurës. “

“Ndërsa Shqipëria feston pavarësinë e saj, Drake vjen i nxehtë … metaforikisht duke valëvitur flamurin dhe duke treguar lloj-lloj vlerësimi shqiptar në videoklipin më të fundit nga albumi i tij “For All The Dogs”.

Të mërkurën, një ditë pas Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Drake solli klipin e “Polar Opposites” … ku ai dhe djemtë në video janë veshur me xhaketa shqiptare, me ngjyrat e kombit. Ai kalon pjesën më të madhe të videos duke luajtur poker me miqtë e tij nga Shqipëria në atë që duket të jetë një anije në detin Adriatik.

Drake gjithashtu tregoi njohuritë e tij gjeopolitike duke përmendur krizën e vazhdueshme në Kosovën e Veriut me Serbinë në tekstin e këngës — “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/Unë thjesht e di që tensioni po rritet”.”

Classlifestyle