Mediat e huaja për Princ Lekën dhe Elia Zaharian: Ndarja e tyre ishte parashikuar nga një fallxhore!
Divorci i Princ Leka dhe Elia Zaharia është komentuar edhe nga mediat ndërkombëtare. ‘Daily Mail’, ‘New York Post’, ‘Sky News’, ‘The indipendent’ etj i kanë kushtuar artikuj ndarjes së bujshme në familjen mbretërore shqiptare.
E e përditshmja amerikane, ‘New York Post’ shkruan se ndarja e tyre në vitin 2024 ishte e parashikuar nga një fallxhore. Bëhet fjalë për parashikuesen e njohur të fatit, Sally Morgan. Sipas ‘New York Post’ Morgan kishte bërë parashikimet e saj në një intervistë për revistën ‘Closer’ nga ku kishte thënë se një çift i veçantë mbretëror do të divorcohej në vitin 2024. Këtë parashikim ‘NY Post’ e ka lidhur me çiftin mbretëror shqiptar.
Lajmi rreth ndarjes së Lekës dhe Elias ka qarkulluar prej javësh në mediat shqiptare, ndërsa vetë ata e konfirmuan në mënyrë zyrtare ku secili prej tyre me publikun lajmin e divorcit.