Mediat e Beogradit nisin propagandën: E moshuara ishte serbe

Videoja e keqtrajtimit të një të moshuare në Azilin e Pejës bujë këtë të mërkurë. Pas publikimit të saj u arrestuan tre infermiere. Ato po mbahen në paraburgim. Dihet se e moshuara është kosovare, por mediat e Beogradit kanë filluar të raportojnë se ajo është serbe.

“Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plakë serbe” – është titulli i një artikulli të gazetës “ALO!”. Edhe në rrjetet sociale në Serbi po përhapet lajmi se e moshuara ka qenë serbe.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti të lartë.

“Pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën; pas sabotimit të policëve serbë të Policisë së Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkise (në prani të eksponentëve të Listës Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues në shesh.

Një keqpërdorim i skajshëm (por të cilin jemi mësuar ta shohim në vazhdimësi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse”, – ka shkruar Musliu.

LAPSI.al