Meda degjeneron gruan tradhtare? Detaje rreth skandalit ku u përfshi sot këngëtari
“Tradhtare, fajtore, s’meriton të flas por meriton përjetë t’mallkoj e në fund të vras”. Ky ishte statusi i këngëtarit Mehdin Pergjeçaj (Meda) në profilin e tij në Instagram, që i drejtohej bashkëshortes dhe që i habiti të gjithë. Nga ky status u kuptua se Meda është ndarë nga bashkëshortja e tij për shkak të tradhtisë. Por në fakt asgjë nuk është e vërtetë, pasi këngëtari ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke treguar se si qëndron e vërteta. Ai është shprehur se i kanë hakuar llogarinë e “Instagram”-it dhe se nuk është ai që ka publikuar statusin. Si për të qetësuar familjarët dhe fansat e tij, këngëtari ka publikuar një foto në “Facebook” me bashkëshorten Lulja, ku duken shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit e shumë të dashuruar. “Për të gjithë dashamirësit tanë, ju njoftoj që Instagrami im është keqpërdorur dhe ka lajme të pa vërteta. Ju përshëndesim Unë dhe Lulja!”, shprehet Meda, shkruan Panorama Plus. Tashmë profili i Instagram-it të këngëtarit, emri i vërtetë i së cilit është Mehdin Pergjeçaj, është mbyllur.