“Më zuri koronavirusi në Pogradec”, aktori i njohur batuta nga izolimi: Kërkova ilaçe nga Bashkia. Gruaja më thotë…
Aktori i njohur i humorit shqiptar, Muharrem Hoxha pas bllokimit të lëvizjeve ka ngelur në Pogradec ku po bën edhe karantinën në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Muharrem Hoxha: Deri më tani jam mirë, skam pas asnjë problem.
Pse je në Pogradec se ne jemi mësuar me thënë Rrema i Durrësit?
Muharrem Hoxha: Kam ngecur në Pogradec, më kapi koronavirusi.
Ke ngelur në një bujtinë, hotel apo shtëpi tënden?
Muharrem Hoxha: Kam një shtëpi në Pogradec dhe më zuri këtu koronavirusi bashkë me gruan. Koha është shumë e bukur në Pogradec por duhet të rrimë në shtëpi. Mosha e katër i bie 70 vjeç apo mosha e 5?
Jo more se i ke bërë llogaritë gabim, i bie mosha e dytë.
Muharrem Hoxha: Mosha e dytë po.
Në këtë formë që të shof unë dhe pse ke gruan afër mendoj se ke kohë me u martua edhe një herë.
Muharrem Hoxha: Mos e thuaj ti se pa e thënë ti, e thotë vetë kjo .
Dje ke thënë se po të ndihmojnë disa vullnetare me ilaçe dhe ushqime?
Muharrem Hoxha: Është e vërtetë pasi kam telefonuar kryetarin e bashkisë, dhe e pyeta se e pyeta nëse kanë grupe punë. Po më tha. Me lekë apo pa lek i thash dhe më tha se këtë të dytën me lekët e tua (shaka.)Kanë ardhë menjëherë dhe me kanë sjellë çfarë kisha nevojë.
Ke ngelur në banesë përballë liqenit vetëm me gruan?
Muharrem Hoxha: Vetëm me gruan dhe pyeta doktor Piperon, nëse mund të dilja në breg të liqenit. Me tha që të rri në ballkon e ta shikoj liqenin e ishalla po vinte liqeni tek unë. Ne kemi bërë një film komedi me Arjan Çuliqin, dhe kemi pas pjesë që thoja se luftën e Parë Botërore e kalova me sukses por të dytës s’po i jap dot drejtim, nuk po dimë kush është armiku, nuk po e shohim. Dal te ballkoni nuk ka njeri, dal te dera nuk ka njeri mor po kush është ngelëm duke la duart.
E rëndësishme është që të zbatojë karantinën edhe me këtë shpirt humori të lajmë duart dhe kamët. Aq më tepër që njohim njerëzit e shtëpisë. Si të duket gruaja?
Muharrem Hoxha: Unë të them sinqerisht që ishalla nuk zgjat shumë sa më pak dhimbje për vendin tonë ishalla, se ne pak jemi aq sa jemi. Kur dëgjoj se sa kanë vdekur në vendet e tjera them me vete Zot i Madh por dhe ne duhet të ruhemi. Duhet me nejt brenda se me atë që po dëgjojmë është e vështirë. Jua them sinqerisht dhe ju gazetarëve mirë na thoni ne mos dilni, po ju gazetarët nuk ju zë ju ca bëni ju, apo ju njohin ju. Ju rujtë zoti të gjitheve. Faleminderit për prezantimit por nuk jam Nderi i Kombit por Mjeshtër i Madh.
S’të kanë bërë Nder i kombit akoma?
Muharrem Hoxha: Jo jo vetëm gruaja më ka bërë nderi i shtëpisë.