
Me xhupa, atlete e jorganë, vëllai i madh zhvendos dhomën e gjumit në oborr
Mbrëmjen e djeshme për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e Big Brother Vip, banorët janë dënuar nga vëllai i madh duke e kaluar natën jashtë.
Ata kanë nxjerrë dyshekët pas spektaklit dhe janë zhvendosur për të fjetur në oborr. Nën kushtet e temperaturave të ulëta, banorët kanë fjetur të veshur me xhupa, atlete e jorganë sipër.
Beniada ishte banori i vetëm që u favorizua nga kjo situatë për shkak të kutisë së Pandorës, të ndodhur brenda shtëpisë, e pati mundësinë të shpëtonte edhe Einxhel./revistawho.com