“Më vrit ose më lër shtatzënë”: Këto dy mundësi i jep Megan Fox partnerit

Megan Fox komentoi në foton e postuar nga i fejuari i saj, Machine Fun Kelly dhe i la vetëm dy mundësi:

a) ta vriste

b) ta linte shtatzënë

(Nuk e dimë cilën përgjigje do të rrethojë MGK).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mr. Pink (@machinegunkelly)

Ylli i “Jennifer’s Body”, në fakt komentoi edhe disa fjali të tjera, duke e nisur deklaratën e dashurisë me “faktin” se askush në këtë tokë nuk ka pasur një strukturë më të mirë kockore se Machine Gun Kelly.

Më pas, vijoi me “Dhe 195 cm i gjatë? Simpatik, në mënyrë të përkryer dhe shkatërruese”, për të përfunduar tek alternativat.

“Më vrit ose më lër shtatzënë. Këto janë mundësitë e vetme”, tha Megan Fox.

Në fakt, çifti ka një mënyrë të çuditshme dhe deri diku të frikshme të të shprehurit të dashurisë.

Për shembull, Fox e ka pranuar se pijnë gjakun e njëri-tjetrit gjatë ritualeve, apo MGK ka thënë se unaza e fejesës me të cilën i ka propozuar të fejuarës, ka gjemba, që i shkaktojnë dhimbje nëse ajo tenton ta heqë.

Anabelmagazine