“Më vranë djalin”, pamjet tronditëse nga atentati i ish-policit
Pamjet e transmetuar mbrëmjen e djeshme nga mediat informative, kanë qenë vërtet tronditëse. Santiago Malko u ekzekutua me breshëri automatiku rreth orës 22:20 në zonën e Xhamllikut.
Në vendngjarje ka shkuar edhe nëna e tij, e cila ka përjetuar një tronditje të thellë psikologjike.
“Më vranë djalin”, mësohet të ketë thënë ajo, ndërsa ka tentuar të çajë edhe kordonin e policisë, për të shkuar pranë trupit të pajetë të të birit.
Lidhur me atentatin e djeshëm nuk ka ende një autor, por policia ka shoqëruar disa persona./Gazeta Liberale