ME VIDEO/ Karantinë në ‘perandorinë’ e luksit! Maluma tregon pamje nga vila e tij në Kolumbi dhe është një ëndërr

Maluma ka bërë një tur brenda vilës së tij në Kolumbi, dhe na la pa fjalë!

Karantina e këngëtarit kolumbian, Maluma nuk duket aspak e mërzitshme, kaluar në vilën e tij luksoze.

Ai ka zgjedhur të na tregojë me video disa sekuenca nga apartamenti i tij luksoz, ku nuk mungon pishina, dhe ambjentet e argëtimit.

“Unë po e shijoj shumë karantinën këtu. Është bukur të jesh në shtëpi, pasi unë jam gjatë gjithë kohës në koncerte”,– shprehet Maluma në videon e tij, ndërsa tregon ambjentet më tërheqëse të vilës.

Një nga pjesët që i pëlqen më shumë është edhe gjerlbërimi, që sipas Malumës nuk mungon në Kolumbi.

Këngëtari do të ishte pjesë e një koncerti në Tiranë më datë 14 mars, por gjithçka u anulua për shkak të Covid-19. Tashmë nuk i dihet nëse këngëtari do të realizojë këtë koncert, apo 14 marsi ishte shanci i fundit i shqiptarëve, për të shijuar një listë këngësh nga ylli kolumbian.

R.L/Dosja.al