Me valixhe në duar, Stresi niset drejt një shteti tjetër

Reperi i njohur, Stresi vazhdon të jetë në kërkim nga policia, pasi ishte një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rashën, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.

Ndërkohë, dje ai u shpreh se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë për kryeministrin Rama, madje i është dhënë një urdhër për ta rrahur.

Ditën e sotme, Stresi ka postuar në Instagram një foto me dy valixhe, ku tregon se është përgatitur për t’u larguar drejt një tjetër shteti.

“Ku???? A po ikim shtet tjeter, go go”, ka shkruar reperi krahas imazhit.

Gjithashtu në një video live në Instagram, Stresi është shprehur se nuk ka pse t’i kërkojë ndjesë policisë, ndërsa ironizon duke i thënë policëve që ta gjejnë në Youtube.

“Unë nuk jam në Shqipëri e dashur polici shqiptare dhe as nuk e tregoj se ku ndodhem. Kështu që mos rrini tek lagjia ime 30 policë duke fjet gjumë sepse kam kamerat e pallatit. Mos hidhni përgjuesa në ballkon, e keni të kotë fantazmën nuk mund ta zini kurrë. Nëse më kërkoni mua se ku jam, futuni në Youtube dhe del fytyra ime.Mos rrini në lagjen time sepse unë nuk iu kam bërë gjë. I keni të gjitha videot dhe prandaj jeni duke plasur se nuk mund të gjeni gabim në atë protestë. Thjesht unë jam organizator i asaj proteste të parë dhe që hapi kauzën kundra shtetit që na kanë vrarë shokun dhe munden me na vrarë prap.”– ka thënë reperi.

© SYRI.net