“Më uroni fat”- Moderatorja Jonida Shehu infektohet me COVID dhe tregon simptomat: Nisi si dhimbje shpatullash dhe…

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ajo bëri të ditur lajmin në një postim në Instagram, teksa shprehet se nuk do shfaqet në ekran në ditët në vijim.

Jonida Shehu tregoi edhe simptomat duke thënë se fillimisht kishte dhimbje shpatullash e shpine, ndërsa sot ka dhimbje koke e pak temperaturë.

Ndërsa u kërkoi ndjekësve e miqve të saj që “t’i urojnë fat” gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë:

Sot rezultova Pozitiv për Sars Cov 2.

Nisi si një dhimbje shpatullash dhe shpine, sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperature.

Nuk do te jem ne ekran, as ne televizion ditët në vazhdim.

Po nis edhe unë karantinën 2 javore, me uroni fat 🙂.

Love you all.

Shihemi shpejt.

/Panoramaplus.al