Me unazën në gisht dhe tatuazhin ‘Zonja Isufi’/ Modelja ruse konfirmon martesën me Don Xhonin? (VIDEO)

Reperi Don Xhon dhe modelja ruse Ariana Lirey janë rikthyer së bashku. Mbrëmjen e djeshme reperi publikoi këngën e tij më të re, ku pjesë e videoklipit ishte Ariana. Gjatë një momenti, ajo që ra në sy ishte tatuazhi i ri në dorën e modeles ku shkruhej: “Zonja Isufi”. Isufi është mbiemri i reperit.

Ariana ka postuar një fotot e pjesës së dorës ku mban tatuazhin e ku shihen edhe dy unaza: një rreth (zakonisht fejese) dhe një unazë me gurë (zakonisht martese). Mbi foto ajo ka shkruar në shqip: “Jemi të lidhur përgjithmonë”.