Me tuta e kapuç, Zapata bllokohet në hyrje të bankës: rojet e sigurisë nuk e njohën futbollistin
Një episod i pafat për Duvan Zapata. Sulmuesi i Atalantës në fakt është refuzuar në hyrje të një banke në Bergamo nga oficerët e sigurisë. Ata e kanë ndaluar duke e penguar të hyjë në filialin, ku lojtari kishte caktuar takim. I veshur me tuta dhe xhup me kapuç, ndoshta edhe për të mos tërhequr shumë vëmendjen e tifozëve, Zapata nuk është njohur nga siguria. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e drejtorit të bankës për të sqaruar keqkuptimin.
Drejtori më pas tregoi edhe historinë: “Zapata është një nga klientët tanë – tha ai për Corriere della Sera -. Por banka dhe siguria janë dy gjëra të ndryshme. Kjo e fundit garanton një shërbim të përhershëm mbikëqyrjeje, si në mëngjes ashtu edhe në pasdite, në një hapësirë ndërmjet hyrjes dhe rrugës. Për sa i përket operacioneve tona, në përgjithësi, çdo klient ka këshilltarin e tij financiar personal, me të cilin lidhet duke lënë një takim”.
Kështu, vetëm një incident u zgjidh brenda pak minutash. Ndërkohë, kolumbiani vijon punën për t’u rikuperuar nga dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave që nga fillimi i shtatorit. Të mërkurën sulmuesi kreu të gjithë seancën stërvitore me grupin. Kështu që ka të ngjarë një rikthim i tij në skuadër për ndeshjen kundër Lazios.