“Më tradhtoi me gjysmën e Argjentinës dhe Europës”, aktorja nxjerr të palarat e ish-futbollistit të Realit. I zbulojnë si u “hakmor” me Higuain
Aktorja argjentinase Mikaela Vazkuez ka qenë protagoniste në ditët e fundit në mediat argjentinase, pas një paraqitje në emisionin “Podemos hablar”, ku ka treguar momente të rinisë së saj dhe jetës si e dashura e ish-futbollistit të njohur argjentinas, Fernando Gago,.
Mikaela ishte partnerja e futbollistit kur ky i fundit u transferua në radhët e Real Madrid dhe shpjegon se si në atë periudhë, çifti u nda për shkak se lojtari e tradhtonte vazhdimisht. “isha me Gagon dhe shkova të jetoja në Madrid për të. Unë kam qenë gjithmonë shumë pasiononte. Isha 19-vjeçare. Ishte një lidhje e vështirë. Është e vështirë që të jesh me një futbollist. Për fat që atëherë nuk kishte Instagram se do të ishte bërë nami…
Ai kishte marrëdhënie me të tjera, por unë e shfajësoja pasi ishte e dashuruar. Përse e lashë? Pasi më tradhtoi me gjysmën e Argjentinës dhe gjysmën e Europës! A ia keni idenë se sa herë më mashtroi? Unë jam në dijeni të disa historive, por ec e e merre vesh sa të tjera ka. Ishim 19-vjeçarë dhe në atë moment befasisht kishte para, fuqi, bizhuteri dhe janë djem.
Por unë gjithmonë u mundova ta justifikoj dhe të kuptoja mendjen e një djali 20-vjeçar i cili nga jeta në një lagje qetë, edhe i përulur, kalon te faza që të gjithë të thërrasin Gago . Hyn në dyqan dhe merr çdo bizhuteri që do, ke para për çdo gjë që do. Mendoj se të bie në kokë e gjithë kjo”, tha ajo.
Më pas, në studio e ngacmuan nëse edhe ajo e kishte tradhtuar dhe Mikaela pranoi gjithçka. “Unë i qëndrova besnike deri në një periudhë kur nuk ishim të ndarë, por as plotësisht bashkë,. Aty thashë ‘duhet të hakmerrem’. Ishte më shumë hakmarrje se çdo gjë tjetër dhe mendoj se në atë periudhë iu vardisa një djali, asgjë më shumë. Ok, ndoshta diçka më shumë”, tha aktorja në emision.
Por në televizionin argjentinas pak më vonë zbuluan edhe emrin e personit me të cilin Mikaela kishte tradhtuar Gagon dhe ai ishte shoku i tij i skuadrës te Real Madrid dhe kombëtarja argjentinase asokohe, Gonzalo Higuain. “Asokohe u fol se një nga shpërthimet publike të kësaj lidhje ishin për shkak të marrëdhënieve që Mika kishte me Higuain. Kishte edhe një zënkë asokohe, të gjithë e kujtojnë”, treguan gazetarët argjentinas të cilët sqaruan se dy lojtarët që atëherë kanë një marrëdhënie shumë të keqe me njëri-tjetrin, ndonëse në vitin 2009 jetonin në një shtëpi.
PANORAMASPORT.AL