“Më thoshte do martohemi”/ I zhgënjyer nga ish-i dashuri, Dario Doka tregon si e zbuloi tradhëtinë e kosovarit që i premtoi altarin: Lexova mesazhet që kishte me tjetrin…

Dario Doka zbuloi në studio se ka pasur disa lidhje me meshkuj, e se njëri prej tyre, me origjinë kosovare, e ka bërë të iluzionojë duke i premtuar se do të martoheshin bashkë.

Grimieri Dario Doka ishte i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon aty ku rrëfeu disa histori personale të cilat i kanë lënë gjurmë në jetë.

Ai zbuloi në studio se ka pasur disa lidhje me meshkuj, e se njëri prej tyre, me origjinë kosovare, e ka bërë të iluzionojë duke i premtuar se do të martoheshin bashkë.

Ishte simpatik, nga Kosova. Bënte plane, me thoshte fjalë të bukura do martohemi, unë ngela se çne nuk mi kishte thënë askush këto fjalë. Dhe unë këtu krijova një iluzion”- tregoi grimieri.

Megjithatë Dario tregoi se lidhja nuk zgjati shumë, pasi ai mësoi se parteri e tradhtonte dhe e gënjente.

“Një ditë kur isha në Zvicër te mami, më dha passwordin e Instagramit për të fshirë disa gjëra. Shikoj që ai i kishte fshirë të gjitha mesazhet. Padashur më shkon dora tek njerëzit që bëjnë tag dhe më del ky me një djalë tjetër, dukeshin që ishin shumë pranë. Aty kuptova dhe pashë mesazhet nga ku rezultoi se ato ishin të lidhur. Prita që të rikthehesha në Shqipëri, i bëj thirrje të vinte tek unë. Pa i thënë gjë fare që unë kisha marrë vesh çdo gjë. E pyeta dhe më tha që jo, e kam shok. Unë i thashë që i kam parë të gjitha”, tregoi Dario.

(A.B)/Dosja.al