“Më tha se ishte tek një shok por kaloi natën me Rita Orën”- Çifti i famshëm i jep fund lidhjes për shkak të këngëtares shqiptare
Ish e dashura e Joey Essex ka zbuluar se u nda nga ylli i televizionit pas një party 24 orësh me Rita Orën dhe miqtë e tyre.
28 vjeçarja rrëfeu se mori vendimin për ti dhënë fund lidhjes pasi Joey shkoi në një party në shtëpinë e Ritës në Holland Park në orën 4 të mëngjesit të datës 6 mars.
Modelja u shpreh se pavarësisht që nuk kishte asnjë shenjë që ylli i TOWIE e kishte tradhtuar, por party i tij në orët e vona të natës i dha fund lidhjes.
“Ai ishte dashuria e jetës sime. Unë isha gati të bëja fëmijë me Joey. Ne bisedonim për martesë pothuajse çdo ditë,”– tha ajo për The Sun.
Modelja tregoi se Joel i kishtë thënë që kishte dalë me një shok por nuk i kishte treguar do shkonte në shtëpinë e Rita Orës.
“Nuk më tha që ishte vajzë dhe nuk më përmendi Rita Orën,”– u shpreh Lorena.
Më pas i tha të dashurit që nuk mund të kishte më besim tek ajo dhe vendosën të ndaheshin.
Modelja dhe Joey u lidhën ndërsa xhironin Ex On The Beach në Spanjë verën e kaluar.
Dhe çifti shpejt u bënë të pandashëm, pasi Lorena u zhvendos në shtëpinë e tij në Chigwell, Essex, vetëm disa muaj më vonë.
Panorama Plus