“Më tha je thjesht një vajzë e bukur”, Luana Vjollca rrëfen se si u bullizua nga kolegu: I tregova se jam më shumë

Luana Vjollca ka rrëfyer një tjetër histori personale, përmes së cilës synon qe të japë mesazhe të fuqishme për gratë. Në episodin e ri të projektit “Thuaje”, moderatorja tregoi se si ishte paragjykuar thjesht për faktin se ishte një vajzë e bukur. Luana tregoi dhe një histori bullizmi në fillimet e karrierës.

“Kam një rast në fillimet e mia, atëherë kur askush nuk besonte se do të isha një moderatore e zonja, ku fjalët ishin se është një vajzë e bukur që vendoset aty për të tërhequr vëmendjen. Unë besoja te vetja ime, punoja shumë drejt asaj sepse nuk mund të bëhesh kurrë ajo që do të jesh pa punuar.

E vetmja gjë është që të besosh te vetja jote, atëherë kur të tjerët nuk besojnë te ti dhe të punosh fort drejt asaj që do. Megjithatë, një koleg i imi vjen dhe më thotë ‘nuk ke pse e përsërit skenarin për shkak se je thjesht një vajzë e bukur. Tekstualisht më tha ‘ti je thjesht një sex appeal’, sot shihesh dhe nesër harrohesh.

Më bëri që të mos e harroja kurrë si koment dhe t’i dëshmoja se nuk jam vetëm aq.“, tha ajo ndërsa përcolli dhe një mesazh. “Vajzat duhet ta duan njëra-tjetrën, ta mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë për njëra tjetrën. Suksesi i vetëm në jetën tënde është të jesh ajo që ti dëshiron dhe të punosh drejt saj”.

/abcnews.al