‘Më tha hiq pantallonat që në takimin e parë’, Arjola tregon historinë e saj të dashurisë
Aktorja nga Tropoja Arjola Demiri ka treguar në shtëpinë e BBV, takimin e parë me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka 3 fëmijë.
Martesa e saj përfundoi me divorc, ndërsa ka treguar se ish-burri i saj i ka kërkuar në takimin e parë marrëdhënie s***uale.
Sipas Arjolës ai i ka kërkuar që aktorja të heqë pantallonat, por ajo ka refuzuar dhe më pas ai i ka kthyer shpinën, teksa Arjola ka nisur të qajë atë natë. Ajo shprehet se kjo histori ka ndodhur kur kanë qenë në takimin e parë, me pushime në Budva.
Arjola Demiri: Më tha hiq pantallonat, por i thashë që s’jam gati. Kërkoi të bënim s**s, por unë i thash që duhet të më japësh kohë, pasi kisha frikë për hapin që do merrja. Ai u mërzit dhe më ktheu kurrizin dhe unë kam qarë gjithë natën.
Nderkohe, ish banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ka sulmuar Arjola Demirin, e cila ndodhet akoma brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Kur ndodhej në Big Brother, Meridiani shprehu rezervat për aktoren, duke thënë se nuk e kishte pritur aq mirë, pasi jashtë kishin një raport miqësor.
Aktorja ka komentuar deklaratën e tij me banorët ditën e djeshme, ku u shpreh se nuk është distancuar por ka qenë ai që nuk ka treguar afrimitet. Kjo nuk është pritur mirë nga ish banori, i cili ka shpërthyer me disa postime në Instastory.