Më të gjata ka flokët se sa është vete, njihuni me ukrainasen e veçantë (FOTO+VIDEO)

Një “Rapunzel e jetës reale” nuk i ka prerë kurrë flokët e saj, teksa gjatësia e tyre shkon 1.62 metra. Alla Perkova, 37 vjeç, ka mbi 34 mijë ndjekës në Instagram, ku mburret me flokët e saj të bukur dhe të gjatë.

Për shkak të pamjes unike, ukrainasja është quajtur “Rapunzel e jetës reale” nga ndjekësit e saj. Ajo është e gjatë 1.60 metër, ndërsa flokët e asaj janë më të gjata, 1.62 metra.

Alla krenohet me flokët e saj plotësisht natyrale, pasi nuk përdor asnjë produkt për rritjen e flokëve dhe i lan ato çdo dy ditë. Flokët e Allas gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen e disa personazheve të famshëm, si Candice Swanepoel dhe Jared Leto.

Ajo u takua me aktorin në muajin e mjaltit, ndërsa modelja Candice ndau një fotografi të flokëve të Alla në llogarinë e saj në Instagram. Familja e saj është mbështetëse për rrugëtimin e saj të flokëve, ndërsa mamaja ndihet krenare që ka ndihmuar në ruajtjen e gjatësisë. Burri i Alla Eduard gjithashtu i do flokët e saj dhe madje ndihmon në krehjen e tyre ndonjëherë.

Alla deklaroi: “Unë kurrë nuk kam menduar se flokët e mia do zgjateshin kaq shumë. Që nga fëmijëria, gjithmonë i kam dashur flokët të shëndetshëm. Nëna ime gjithmonë kishte flokë deri në bel dhe unë doja të njëjtën gjë.

Nuk e mendoja se flokët e mi mund të rriten deri në dysheme, dhe të jenë më të gjata se unë vetë. Është e lehtë për mua të merrem me këtë gjatësi aktuale, sepse flokët u rritën gradualisht.

Unë i laj flokët një herë në dy ditë dhe përdor vetëm shampo të zakonshme për flokë normalë. Nuk i pres majat e flokëve, sepse nuk më pëlqejnë kur janë të drejta, dua që flokët të duken si parukë. Burri im thotë se nuk ka parë kurrë një vajzë me flokë kaq të gjatë, ai mendon se jam e veçantë”.