Me të bardha, por jo si nuse, vajzat e ekranit na mësojnë si ta veshim
Duket se ngjyra e bardhë qenka emëruesi i përbashkët për moderatoret shqiptare. Më thuaj çfarë ngjyre vesh të them çfarë karakteri ke.
Ngjyra e bardhë trasmeton pastërti e pozitivitet, tipare këto që nuk u mungojnë vajzave të ekranit.
Rudina Magjiatari ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë që trasmeton menjëherë atë freskinë e pranverës.
Nga ana tjetër Bieta Sulo e sjell të bardhën në version më casual, kombinuar me këpucët e zeza tregon se është tepër e guximshe për të luajtur me ekstremet.
Ilva Tare nuk i ndan në studion e saj në ‘Euronews’ këmishat e bardha: s’ka asgjë më shik!
Fjodora Fjora fanatike e të bardhës me tantellë.
Nuk mund të harrojme pa përmendur Alketa Vejsiun, e cila shfaqet shpesh me të bardha, por sidomos në fillim sezoni, kur ndjell fatin e mirë.
Jona Spahiu ka zgjedhur një jumpsuit të bardhë tepër shik që e ka gërshetuar me një korse të stilit klasik.
Tek Marina Vjollca shohim një fustan të bardhë klasik që të jep ndjesinë sikur sa ka përfunduar xhirimet e ndonjë filmi alla italian.
E pra e kush do ta mendonte që një ngjyrë e bardhë do t’i frymëzonte vajzat e ekranit të sillnin kaq diversitet në stil edhe duke e nxjerr të bardhën nga etiketimi “të bën të dukesh si nuse”./revistawho.com