“Më shtriu në krevat, u ul sipër meje e filloi të më godiste”- Aktori i “Sulejmanit të Madhërishëm” dhunon brutalisht të dashurën: Edhe ajo më rrahu mua
Ish-çifti i famshëm turk Ozan Güven dhe Deniz Bulutsuz kanë akuzuar njëri-tjetrin për dhunë.
Aktori i “Sulejmanit të Madhërishëm”, u përball me akuzat se kishte dhunuar të dashurën e tij Deniz.
Por edhe Ozan gjithashtu ngriti akuza ndaj Deniz duke publikuar disa foto ku pretendoi se ai është dhunuar nga e ish-dashura.
Në fytyrën e aktorit shihen qartazi shenja të dhunës. Gjithashtu edhe Deniz publikoi foto të dhunës së pretenduar, të ushtruar nga Ozan.
Sipas mediave turke sherri nisi pas ish-çifti shkuan në shtëpinë e një miku të tyre pasi hëngrën darkë në një restorant në 12 qershor.
Gjatë bisedës tema u hap për ish të dashurin e Bulutsuz dhe aktori filloi ti fyente të gjithë.
Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Bulutsuz u shqetësua nga debati dhe e mbylli si temë.
Pasi shkuan në shtëpi, debati mes tyre nisi sërish.
“Ai filloi të bërtiste dhe ishte nën ndikimin e alkoolit. Theu llambën në dhomën e gjumit duke goditur murin ndërsa përpiqesha ta qetësoja. Kur ai më shty, llamba më preu më mjekës. Pastaj më shtriu në shtrat, u ul mbi mua dhe filloi të më godiste me forcë. Vazhdoi të më godiste sërish e sërish. U përpoqa të largohesha nga shtëpia. U ngjita tek shkallët e katit të sipërm, por më kapi nga flokët dhe më goditi kokën në mur. U lëndova në shumë zona të trupit,”– tha ajo në padi.
Ndërsa shtoi: “Kur i kërkova ujë më derdhi shishen në kokë. Më tha që s’do shkoja asgjëkundi dhe s’do më linte të largohesha nga shtëpia. Më tha se e meritoja dhe do më vriste. Pas shumë përpjekjesh arrita të largohesha nga shtëpia zbathur.”
Por Ozan gjithashtu ngriti në padi ndaj saj për dhunë.
Në padinë e ngritur ai akuzon ish të dashurës se e kërcënoi se do ta turpëronte dhe se do i shkatërronte karrierën.
Çifti ishin në një lidhje prej 6 muajsh. Ozan njihet në Shqipëri për rolin e tij të Rustem Pashait në filmin “Sulejmani i Madhërishëm”.
/Panoramaplus.al