“Më shkatërroi familjen, marrsh nga jeta atë që meriton”/ Gruaja e Fisnik Sylës i kthehet ashpër Fjolla Morinës, nxjerr dhe fotot e dy fëmijëve me biznesmenin

Prej disa ditësh këngëtarja, Fjolla Morina, ka qenë kryefjala e mediave shqiptare për lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla. Së fundmi, bashkëshortja e biznesmenit ka bërë një deklaratë duke u shprehur se këngëtarja i ka shkatërruar familjen.

Vetëm një ditë më parë Fjolla Morina ka zyrtarizuar lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla, ku ndau për herë të parë edhe një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet së bashku me biznesmenin duke e shoqëruar me një dedikim dashurie.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”– ka shkruar Fjolla bashkangjitur fotos.

Fotot e publikuara nga portali kosovar:

Por, portali “n’Zoom.biz” ka arritur të sigurojë disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të biznesmenit, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen e tyre.

Gjithashtu, po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka rrëfyer se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund dhe se shkaku i fundit të kësaj marrëdhënie është bërë këngëtarja.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”– mësohet të jetë shprehur ajo për portalin kosovar.

Para disa javësh, këngëtarja doli para gjykatës së Kukësit tha se është gati për martesë, dhe pikërisht burri i saj i ardhshëm do të jetë Fisnik Syla, personi me të cilin Fjolla është ndaluar në pikën kufitare në Morinë ku u kap me një armë zjarri pa leje.

(s.s;f.g/dosja.al)