“Më shkatërroi familjen”, Fjolla Morina ka diçka për t’i thënë ish-gruas së partnerit: Duhet të jesh…

Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi u arrestua për armëmbajtje pa leje si dhe gjithashtu pasi konfirmoi romancën me biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin pritet të martohet së shpejti.

Këngëtarja Fjolla Morina ka disa javë që është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave online. Fillimisht pasi u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe më pas vendosi që të konfirmonte lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin, Fisnik Syla.

Vëmendje të madhe mori edhe deklarata e ish-bshkëshortes të Fisnikut, e cila reagoi publikisht në lidhje me romancën e tyre. Ajo u shpreh se i kanë shkatërruar familjen.

“Atyre që deshtën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, ka thënë ish-bashkëshortja e biznesmenit.

Ndërkohë këngëtarja së fundmi ka postuar një fotografi në “Instastory”, shoqëruar me një citat të Artan Mullajt, dhe që në fakt është parë si një kundërpërgjigje ndaj kritikëve.

“Të dalësh mbi turmën do të thotë të përballesh me zemërimin e saj! Nëse arrin të kesh nivel, inteligjencë dhe kulturë më të madhe se ajo. Duhet të jesh gati se turma e tyre do të synojë të të tërheqë mbrapsht me llum dhe kur dështon të të hedhë baltë dhe kur baltos të të shkelë më këmbë.

Nëse arrin sukses dhe prek lartësitë duhet të lesh kundra teje shumicën, një armatë të tërë njerëzish, e cila shpesh udhëhiqet nga histeria e grave mendjelehta dhe patriotizmi vulgar i burrave injorantë”, ka shkruar Fjolla në postimin e saj.