
“Më shau nga robt dhe më kërcënoi”, plas sherri mes Valonit dhe Antonelës
Antonela Berisha edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e Big Brother Vip është ambientuar shumë shpejt me banorët dhe ka filluar menjëherë lojën. Ajo është përfshirë në shumë debate me banorët e tjerë. Antonela në një bisedë me Donaldin ka treguar pse është prekur nga Valoni dhe ka qarë.
Ajo shprehet se Valoni e ka ofenduar shumë keq madje është ndjerë dhe e kërcënuar nga ai.
“Ta tha që më shau me rob. Nuk tallem, dhe më kërcënoi, më tha që do ma kishte kthyer kryet mbrapsh”, ka thënë ndër të tjera Antonela.