“Me sa lekë je shpërblyer që të thuash se je me COVID”- Këngëtarja shqiptare i kthehet ndjekëses: Injorante! Uroj që në familjen tënde…

Këngëtarja Adelina Thaçi pak kohë më parë deklaroi se ishte infektuar me COVID-19.

Por disa ndjekës kanë ngritur dyshimet se ajo është paguar për të thënë se është prekur me koronavirus.

Adelina Thaçi publikoi mesazhin e një prej ndjekësve në Instagram, që e pyet sesa lekë ka marrë shpërblim.

“Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”– i shkroi ndjekësja.

Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorant/e si ti ka sa të duash.”

Adelina Thaçi publikoi mesazhin në InstaStory dhe shkroi: “Shihni injorantët që s’kanë besim në virus, e as në Zot. Janë po këta njerëz që shpërndajnë virusin dhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet t’iu them se nëse për ju gjithçka është ana financiare, unë se kam pas dhe as nuk e kam atë problem.”

/Panoramaplus.al