Më romantik se kurrë, Dj Sardi ndan si rrallëherë këtë pamje me të dashurën
Disa javë më parë, Dj Sardi pranoi historinë e dashurisë të cilën po përjetonte, duke treguar se ndihej mjaft mirë me të dashurën e tij.
Ai nuk i ka fshehur as momentet më të bukura me të në rrjetet sociale, njëjtë si në postimin e fundit në llogarinë në ‘Instagram’.
Sardi ka publikuar një foto i shtrirë buzë detit së bashku me të dashurën e cila e ka përqauar. “Orët e arta”, ka shkruar ai krah postimit i cili ka sjellë një sërë komentesh dhe komplimentesh më pas.
Kujtojmë se Sardi e pranoi për herë të parë këtë verë lidhjen me vajzën e shumëpërfolur me të cilën ndante momente të ndryshme pa i zbuluar identitetin, duke pohuar në një intervistë për ‘Story’ se dyshja ka 12 vite që njihen dhe më në fund arritën t’ia gjejnë “telat” njëri-tjetrit.
revistawho.com