Me pushime në Turqi, Jonida Maliqi ndan foto dhe video me djalin e saj dhe nuk do ta besoni sa është rritur ai
Jonida Maliqi po pushon me nënën dhe djalin e saj në një resort Turqi ndërsa nuk ka ngurruar të tregojë momente nga këto pushime.
Përveç videve plot humor me të ëmën, Jonida ka ndarë një foto të ëmbël me të birin.
Ajo përgjithësisht kujdeset që djalit të mos i publikojë fytyrën, por në një prej videove, ky detaj “i ka shpëtuar”.
Dan tani është thuajse 13 vjeç dhe ka ardhur nga martesa e këngëtares me ish bashkëshortin, me të cilin ishin shumë vite të dashuruar.
living.al