Me plot emocion / Robert Alia flet për Galën, tregon se nga u inspirua për t’i vënë emrin vajzës: Në jetën time erdhi shpresë e madhe
Në rrëfimin e tij, Aliaj thekson se ardhja në jetë e Galas ishte kënaqësi i paparë në jetën e tij. Gjithashtu, Roberti rrëfen edhe se ku e mori inspirimin për t’i vendosur emrin Gala vajzës së tij.
Artisti Robert Aliaj u surprizua në emisionin “Refleksione” nga një video e së bijës. Gala flet me adhurim dhe pasion për babin e saj. Sapo pa videon Roberti u emocionua shumë.
Në rrëfimin e tij, Aliaj thekson se ardhja në jetë e Galas ishte kënaqësi i paparë në jetën e tij. Gjithashtu, Roberti rrëfen edhe se ku e mori inspirimin për t’i vendosur emrin Gala vajzës së tij.
“Në fakt Gala ishte një kënaqësi e paparë, edhe si proces në fakt. Kënaqësi e paparë, mënyra sesi erdhi, arsyeja sesi erdhi, e deri tek emri që e trashëgon nga gjyshja, nga mamaja ime. Unë e adhuroja shumë mamanë, ishte inspirimi unik për t’i dhënë një emër të tillë, çupës sime që e kam pritur vetë kur doli në jetë. Mu duk si një gjë shumë e frikshme, tronditëse nga pasiguria që më dha, ishte shoku më i madh që kam pësuar në jetën time.
Sepse po vinte një shpresë e madhe, një hap i madh në jetën time, ndërkohë në të njëjtën kohë kisha miliona pikëpyetje. Ishte një tmerr në jetën time, sepse ishte një qenie si pa formë, flokët e zeza që i kishin zënë edhe fytyrën, mirëpo ishte një magji pasi infermieria e lau dhe ma dha përsëri në dorë, ndryshoi gjithçka,” deklaron Aliaj në “Refleksione”.
Sonte Aliaj na rrëfeu se ka qenë dhe është një baba shumë i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij. Ai na tregon se fëmijët i ka mbajtur gjithmonë pranë vetës.
“E kam rritur vetë, njësoj si me djalin. Krevati e bebit e kam mbajtur gjithmonë afër vetes, biberonin ja jepja vetë, sepse nuk kishte si të ishte ndryshe, nuk kishte njeri në botë që te mund ta bënte natën përveç meje. Dikujt do i duket e ekzagjeruar, por unë në fakt kështu jam. Nuk di çfarë të them tani në raport me fëmijën, unë kam çdo gjë si më ka ardhur me sinqeritet dhe shumë dashuri, si çdo prind. Për mua këtu nuk ka merita, por ka detyra. Nuk mund të mburret një prind për këtë pasi është një detyrim absolut në jetë.
Është një fakt me të cilin ti lind, me përgjegjshmërinë që ti ke. Unë këtë unë me Galën u mundova ta bëjë sa më mirë, ndonëse nuk e di se sa mirë e kam bërë të them të vërtetën, por bëra maksimumin duke i dhënë asaj të kuptoj se në jetë duhet të jesh i lirë, në jetë duhet të zgjedhësh jo të të zgjedhin. Të gjitha këto mesazhe me Galën kanë qenë një proces loje,” deklaroi mes të tjerash Aliaj në emisionin “Refleksione”.
Marrë nga: Abcnews
(A.k.dosja.al)