Me përqafime e premtime, ndodh takimi i parë mes Kozetës e Petros

Rubrika e “Aldo Morning Show” në Tv Klan që ndihmon personat e vetmuar të kërkojnë dikë për të kaluar ditët e tyre ka arritur suksesin e saj të parë. Kozeta, 67-vjeçarja e cila jeton në Itali, është takuar për herë të parë me Petron, 73 vjeç dhe kanë shkëmbyer disa biseda me njëri-tjetrin. Ata kanë treguar historitë e tyre, arsyen pse janë në kërkim të dikujt dhe çfarë kërkojnë nga një bashkëjetesë.

Petro: Kozetë e dashur, më lejo të të them e dashur…

Kozeta: Patjetër, faleminderit.

Petro: Qëkur më ka vdekur gruaja në 2003 unë nuk i jam afruar asnjë femre.

Kozeta: Unë 22 vjet.

Petro: Tentova të martohesha, më tha vajza “po nuk ke turp? Do martohesh ti?” Ato mendonin se do më shërbejë.

Kozeta: Respekt dhe edukatën ekziston te fëmija, dashuria më e bukur që është burrë e grua. Nuk duhet të ndryshoni akoma këtë mendje…

Petro: Është e kaluara që…

Kozeta: Po bëni gabim, hiqeni mendjen.

Petro: Po si ta heqin mendjen?

Kozeta: Ti s’ke moshë.

Petro: 73 vjeç do heqim mendjen.

Kozeta: Edhe 173!

Petro: Sa vajte ti?

Kozeta: Ah 73, unë 67 jam. Nuk dukem e di, por po ta them.

Petro: Kështu je e mirë.

Kozeta: Po faleminderit, e di.

Petro: Je femër.

Kozeta: E di, e di. Jam femër për të qenë, jam edhe femër nga brenda.

Petro: Je femër për t’u parë.

Kozeta: Edhe për shtëpi jam tamam, për shtëpi jam shumë e pastër. Kohën si e kalon, për shembull këto kohë që jetoni dhe vetëm?

Petro: Unë dal në mëngjes, shkoj bëj ndonjë pazar te “Pazari i Ri” se atje e kam pasur shtëpinë te “Shkolla e Kuqe”. Unë kam pasur dhimbje shpirtërore, dhimbje fizike dhe dhimbje mendore.

Kozeta: Vër forcë se ti ke pasur dhe vdekje. Ajo është e rëndë shumë se dhe unë e hoqa me burrin një 3-vjetësh.

Petro: Ngela vetëm, edhe motra…

Kozeta: Nuk të shikojnë me sy, e di.

Petro: Vajza ka dhënë shpirt në duart e mia, mbeta spitaleve gjersa i dhimbsesha të gjithë mjekëve, kush më shikonte mua qante se iku 35 vjeçe. (I tregon Kozetës foton e vajzës ).

Kozeta: Mashallah sa e bukur! Mashallah!

Petro: S’pati fat.

Kozeta: Unë po ta them me sinqeritet, ta shikosh veten tënde, me sinqeritet hiqe mendjen nga të gjitha anët, shiko vlerësimin e vetes tënde dhe jetën tënde më të pastër dhe jeta jote që të qeshë buza, mos të rrijë buza për poshtë që mos të qeshë, të kesh lumturi në jetën tënde.

Petro: Kozeta, e dashur, në qoftë se ti je e zonja që mua të më rikthesh buzëqeshjen, hallall të qoftë!

Kozeta: Unë ta rikthej buzëqeshjen, në qoftë se do më dëgjosh, boll të shkosh dakord me mua. Se këtu komandojnë burrat, mua nuk më pëlqen as komandimi im, as i tjetrit.

Petro: Kozetë e dashur, mua nuk më intereson do më komandosh ti apo jo. Unë dua që ti të më duash e mbaroi. Unë tani do i them vajzës kam gjetur një grua që më respekton.

Kozeta: Në Itali nuk e kemi punën fare me kalamajtë, ashtu i kam studiuar dhe unë e i kam parë. Kur u martuan i lanë duart me mamanë e me babain sepse babai i tyre nuk është ai italiani, është ky shqiptari.

Petro: Ky shqiptari është gjallë?

Kozeta: Nuk e di. As më intereson, kam qenë 21 vjeçe kur jam ndarë, isha e re shumë, i kisha shumë të vegjël dhe i kam çuar atje, i ka rritur ai tjetri.

Petro: Unë u mendova…

Kozeta: Ti ke simpatinë tënde, unë kam simpatinë time prandaj duhet të biem dakord të dy.

Petro: Këtë Petron që shikon përpara, këtë do ta shikosh gjithë kohën. Rrobat i laj vetë.

Kozeta: S’ke punë, jo, jo jam vetë.

Petro: Një minutë, enët i kam larë vetë 18 vjet, i kam larë vetë, i kam nderur vetë.

Kozeta: Atë do e rregullojmë vetëm nga unë se si grua që jam, jam e detyruar t’i bëj dhe më pëlqen pastërtia jashtë mase. Ne boll që të biem dakord si për të ngrënë, të pirë, të larë, të shpëlarë, veshje, do të dalësh, nuk do të dalësh.

Petro: Unë do dal me ty bashkë.

Kozeta: Faleminderit.

Petro: Në mëngjes dalim, bëjmë një xhiro, ku do shkoj vetëm unë?

Kozeta: Ke të drejtë, mosha jonë i bluan të gjitha, si për zgjuarsi, si për vuajtje e si për të ardhme.

Petro: Në qoftë se ne bashkëjetojmë bashkë, automatikisht mua do më shtohet jeta se kam një njeri në shtëpi.

Kozeta: Patjetër, atë po të them edhe unë ty.

Petro: Do më tregosh një përrallë ti mua të më zërë gjumi./tvklan.al