“Më pëlqen që femrën time ta gjuajnë të tjerët”- Konkurrenti i ri habit me deklaratën në takimin e tij të parë, Fationi: Tani që e the në emision, çunat jashtë…

Pas “ftohjes” nga Fation Kuqari, 26-vjeçarja, Ana Lleshi, zgjodhi që këtë javë të dilte në takim me njërin nga djemtë e rinj: Blerim Fejza.

Mes pyetjeve të shumta nuk mungoi as ajo në lidhje me xhelozinë, së cilës Blerimi iu përgjigj duke thënë se nuk është aspak xheloz.

Por, më pas ai bëri një deklaratë të fortë që ndezi debate në studio, pasi shkaktoi shumë reagime.

Ai tregoi se nuk e ka aspak problem që femrën e tij “ta gjuajnë” të tjerët kur del me të.

Pjesë nga biseda:

Blerim Fejza: Nëse mashkulli është i hapur dhe femra të zgjedh ty, atëherë nuk e ke problem edhe po ta shikojnë të tjerët. Kur ke një femër të bukur në krah le ta shohin dhe le ta gjuajnë.

Fation Kuqari: Të të them një gjë? Ti e the në një emision këtë. Ti kur të dalësh në kafe do të ta ngacmojnë në sy femrën tënde, sepse do të të respektojnë ty me këtë.

Blerim Fejza: Nuk ka lidhje se nëse ti je i paaftë, atëherë… Ajo është femra ime, edhe po ta gjuajnë, ajo nuk do ua hedhë sytë.