“Më paralajmëruat se po bëja zgjedhjen e gabuar”/ Publikonin ‘meme’ në “TikTok’, Xhesika e “Love Island” konfirmon ndarjen nga Denisi
Denisi dhe Xhesika ishim ndër çiftet më të dashur nga publiku gjatë rrugëtimit të “Love Island”, ku me hyrjen në emision vendosën t’i jepnin një shans të dytë njëri-tjetrit.
Edhe pas përfundimit të spektaklit dyshja vijuan rrugëtimin së bashku, teksa ndanin herë pas here momente të ëmbla për publikun.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, teksa me një status Xhesika ka konfirmuar ndarjen nga Denisi.
“Jam shum mirenjohese per mbeshtetjen qe me keni dhene, edhe kur me paralajmeruat se po beja zgjedhjen e gabuar. Kishit te drejte”-ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ora News