“Më ofendove! Pse i harxhove aq shpejt?”- Sherr mes Leonora Jakupit dhe Labit në televizion për kaparin e dasmave: Fitoj bukën e gojës prej mikrofonit
Sherri virtual mes kolegëve Leonora Jakupit dhe Labinot Tahirit ka kaluar edhe në televizion.
Këngëtarët janë përballur live me njëri-tjetrin pas përplasjeve në rrjetet sociale, pasi Labi bëri thirrje për protestë për ndalimin e dasmave për shkak të koronavriusit.
Pasi Leonora doli kundër thirrjes të tij, ai u shpreh ndaj saj duke thënë: “Shyqyr që paskan bërë një lajm për ty se se rrallë të postojnë! Leonorë, për punën e bamirësisë s’kena çka flasim se sa për raste të varfëra që ka Kosova e që si di as shteti e unë i di e merrem me to, ti vetëm në televizor i sheh.”
Këngëtarja tha se është ofenduar rëndë nga reagimit i kolegut të saj duke shtuar se ajo tha vetëm mendimin e saj të tij.
Ndërsa gjatë përballjes live në televizion i kërkoi llogari pse kishte harxhuar aq shpejt kaparin e dasmave që kishte marrë.
Labinot Tahiri iu kthye duke thënë se kjo ishte një çështje e tij personale, duke thënë se protestat duhet të mbahen nëse hapen bizneset e tjera sepse fiton bukën me “mikrofonin”.
Pjesë nga debati në emisionin “Debat Plus”:
Leonora Jakupi: Mua Labi më ka keqkuptuar, nuk e ka kuptuar të saktë mesazhin tim. Unë kam reaguar në momentin që kam parë thirrjen për protestë. Thirrja e tij për protestë dhe se nuk ka virus, kjo është shaka për mua ishte e rëndë. Nuk jam për të mos mbrojtur të drejtat e kolegëve të mi, por ka mënyra tjera dhe në kushte të tjera, jo në këtë situatë kur rrezikohet jeta e qytetarëve në këtë kohë pandemie. Mendimi i lirë është i lejueshëm në demokraci. Reagimi i tij ka qenë lojë fjalësh. Jo në këto kushte. Ti ke dhënë mendimin tënd unë timin dhe ska vend vend për hatërmbetje.
Labinot Tahiri: Nuk ka hatërmbetje, ti je ikonë e estradës, unë të vlerësoj shumë, ty dhe familjen tënde. Realisht kam thënë që mbaj protestë. Edhe unë që është mendimi i lirë për të bërë thirrje për protestë.
Leonora Jakupi: Nuk pajtohem me atë thirrje. Bizneset dëmtohen. Ne këngëtarët kemi ruajtur ndonjë lekë për të kaluar pandeminë. Për dy tre muaj besoj kalon. Ajo që ke thënë ti për mua ka qenë goxha ofenduese Labi se di sa e ke analizuar. Ti ke përmendur aty se rastet e rënda unë i shoh vetëm në TV. Është e vërtetë që ti ke bërë humanizëm dhe je marrë për shumë kohë por nuk është e thënë që gjithë njerëzit që ndihmojnë, të dalin nëpër media dhe të flasin për ndihmat e tyre. Kam dy muaj me familjen time që rri mbyllur. Është absurditet për kolegët e mi që kërkojën të mbajnë dasma domosdoshmërisht. Ata i kanë marrë kaparet, nuk i kanë marrë nuk e di. Po pse i kanë harxhuar aq shpejt.
Labinot Tahiri: Nuk është punë e juaja Leonorë se si e shpenzojmë kaparin. Nuk të dëgjoj. Unë dal në protestë nëse më bëhet e padrejtë. Nëse unë fitoj prej mirofonit dhe i dërgoj bukën në frigorifer fëmijëve të mi dhe kushdo tjetër kujdes. Nuk bëj protestë në pandemi por nëse lirohen bizneset e tjera që kanë lëvizje njerëzish dhe jo dasmat që të shkohjmë ne të bëjmë punën tonë.
Panorama Plus