Me njolla dhe të zbehta, por xhinset e Jennifer Lopez kushtojnë mbi 500 euro

Jennifer Lopez zgjodhi një pamje të thjeshtë me një palë xhinse ndërkohë që doli për shëtitje në New York të dielën.

Këngëtarja u fotografua e veshur me një palë xhinse të gjera dhe të lehta prej afro 600 eurosh nga Acne Studios me zbehje dhe njolla në to.

Lopez, 54 vjeçe, i kombinoi pantallonat me një bluzë afro 50 eurosh dhe një pallto marine që e la të zbërthyer.

Ajo e mbajti në fokus ngjyrën blu duke shtuar një palë taka kamoshi dhe një çantë Chanel me tegela.

E nominuara për ‘Grammy’ i kishte kapur flokët dhe mbante një palë syze dielli të mëdha.

Lopez ishte jashtë dhe në Manhattan pa bashkëshortin e saj, Ben Affleck.

Çifti është fotografuar duke kaluar më shumë kohë së bashku teksa kërkonin një apartament.

Lopez është gjithashtu në New York për të filmuar një adaptim filmik të muzikalit të Broadway-it të vitit 1993 “Kiss of the Spider Woman”.

Ndërsa ishte në qytet, këngëtarja e “On the Floor” gjithashtu festoi Pashkët me Affleck.

bulevardnews.com