“Me njeriun më të suksesshëm të momentit”, Rezart Veleshnja shkruan këto fjalë për moderatorin e njohur të ‘Top Channel’

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshja ka dalluar gjithmonë për mendimet e tij mjaft të sinqerta të shprehura edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi Veleshnja ka ndarë një foto krah moderatorit të njohur, Edi Manushi, duke treguar vlerësimin që ka për të.

“Me njeriun më të suksesshëm të momentit. Si Manushi s’është askushi”, ka shkruar Rezarti krah postimit ku shihet së bashku me Edin.

Kujtojmë se prej disa kohësh Manushi është drejtues i disa formateve të ndryshme në ‘Top Channel’ si ‘Procesi Sportiv’ apo ‘E diell’, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku.

revistawho.com