Me një foto nga fëmijëria, Blerim Destani feston ditën e lindjes

Aktori i njohur, Blerim Destani, feston sot ditën e lindjes. Ai mbush 39 vjeç dhe ka zgjedhur që ta sjellë në vëmendje këtë ditë me një foto nga fëmijëria e tij. “Ndihem falënderues për fëmijërinë përpara dominimit të teknologjisë’, shkruan ai. Në foto aktori duket shumë ndryshe, por edhe pse shumë vite më parë shfaqet mjaft modern.

Menjëherë në postim, Destani ka marrë shumë komente urimi nga fansa dhe miq të tij, të cilët i dëshirojnë shumë vite të lumtura.