Me një dedikim prekës, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë
Jo rrallë herë, aktorja shumë e dashur, Fiona Gllavica ka folur për nënën e saj të ndjerë. As postimet në llogaritë e saj sociale nuk janë të pakta kushtuar nënës së saj.
E tani që aktorja është bërë nënë vetë e një vogëlushi me emrin Lekë, si duket kjo mungesë është intensifikuar edhe më tej.
Sot nëna e ndjerë e aktores do të festonte ditëlindjen, dhe Fiona i kushtoi një dedikim shumë prekës, duke ndarë edhe dy foto të nënës së saj.
Me zbardhje të mëngjesit u mbështolla me dëshirën e të pasurit nanën afër vetes, e vura ruzë mbi qafë kujtimin e saj, e hapa sirtarin brenda zemrës ku po e ruaj tash e vite ngrohtë kujtimin e saj.
Vitet s’janë të njëjta pa nanën, mungesa e saj është e pazëvendësueshme, e pa përshkrueshme dhe e pa matshme.
Urime ditëlindja engjulli im, qirinjtë e ditëlindjes sot do t’i ndezë për shpirtin tënd të bardhë duke e shpresuar takimin tonë të ardhshëm në amshimin e dritës”, shkruan ajo në postimin e saj.
Prive.al