Me një album të ri muzikor, Dafina Zeqiri zbulon një prej këngëve

Dafina Zeqiri ka treguar në foto të ndryshme se këtë periudhë e ka shfrytëzuar për të punuar në studio.

Ndonëse nuk ka kaluar shumë javë nga projekti i saj më i fundit muzikor, këngëtarja ka zbuluar me anë të një videoje një pjesë të saj.

Ashtu siç kuptohet fabula e këngës lidhet me një histori dashurie që ka mbaruar, ndonëse ka një muzikë me ritëm.

Në ‘bio-n’ e saj të ‘Instagram-it’, artistja ka zbuluar dhe se albumi i saj më i fundit do të quhet “Dafinë moj”.

Nuk dihet ende se kur do do t’i prezantojë këngëtarja të gjitha projektet e realizuara, megjithatë fansat janë në pritje dhe këtë e kanë treguar komentet në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

Loading…..

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

revistawho.com