Më në fund, Armina Mevlani zbulon kur do martohet

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë padyshim çifti më i diskutuar. Ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, e sidomos përsa i përket marrëdhënies së tyre. Me deklaratat e saj në intervista të ndryshme, Armina ka lënë të kuptohet se shumë shpejt ata do të kurorëzojnë lidhjen e tyre disavjeçare në martesë. Në një intervistë për ‘Prive’, bloggerja është pyetur pikërisht për këtë temë. Në fillim ajo ka refuzuar të përgjigjet por pas shumë insistimesh ka pranuar se dasma mund të jetë vitin e ardhshëm. Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në videon e mëposhtme.